Ish-Kryeministri Berisha flet nga çadra: Edi Ramës nuk i falim as votën, as jetën

Ish-Kryeministri Berisha flet nga çadra: Edi Ramës nuk i falim as votën, as jetën

18:51, 22/03/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet dhe të largohet nga detyra për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Duke folur nga çadra e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sali Berisha tha se Edi Ramës nuk kanë ndërmend t’i dorëzojnë as votën dhe as jetën. Prandaj, ish-kryeminstri e ftoi Ramën që të reflektojë dhe të largohet nga posti.

“Do largohesh nga këto vajza dhe djem në mënyrën më të mjeruar po nuk u largove. Mos gabo, përpiqu dhe gjej minimumin e realizimit se do të të krejmë jo me lecka po ashtu sikundër nuk ta pret mendja. Edi Rama mësoje mirë, po të falëm votën të kemi falur jetën. S’të falim as votën as jetën. Ne jemi njerëz paqësorë. Ne e përjetuam njëherë diktaturën. Harroje se mund ta përjetojmë për së dyti atë. Ndaj dhe jep dorëheqjen, hapi rrugën qeverisë teknike”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sali22/03/2017 19:34

Ti nuk hape dosjet,Ti nuk i dhe pronat,Ti idjallose fajdet,Ti i hape rruge avancimit drejt pushtetit te femijeve te nomenklatures komuniste,;Keta jane shtyllat e deshtimit te demokracise.Ke bere edhe ca gjera pozitive te cilat veniten ne raport me te keqijat qe ti mbolle. Perfundimi yt do jrte jo me i lehte se ai i Sadamit,mos u cudit.

mitati22/03/2017 19:28

Me sa duket e vetmja rruge per ta larguar kete kelysh te komunizmit nga detyra mbetet largimi I tij me dhune. Me miliardat e droges qe ka ne dispozicion aleanca e qelbesirave veshtire se mund ti largosh me voten e lire

Shto koment

Denonco