Policia rrethon zyrat e Aleancës Kuq e Zi. Spahiu: Në 2 mars me çadra në protestën “Rama ra”

Policia rrethon zyrat e Aleancës Kuq e Zi. Spahiu: Në 2 mars me çadra në protestën “Rama ra”

11:57, 21/01/2017
A+ Aa A-

Pas protestës tek kryeministria, policia tani ka shkuar dhe ka rrethuar zyrat e Aleancës Kuq e Zi që ndodhen tek rruga e Durrësit. Lajmin e jep vetë kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu me një postim në Facebook.

“PO NDODH: Rreth 300 policë rrethojnë zyrat e Aleancës Kuqezi”, shkruan Spahiu në faqen e tij në rrjetin social.

Image

para se të ndodhte përplasja mes protestuesve të AK-së dhe policisë para kryeministrisë  pasi u hodhën tymuese e fishekzjarre drejt godinës së kryeministrisë, kreu i Aleancës Kuq e Zi shpalli lëvizjen “Rama ra” dhe paralajëmroi fillimin e protestave më 2 mars 2017.

Kreshnik Spahiu: “Do shpallim sot lëvizjen “Rama ra.   Do të ngremë çadrat para kuvendit më dy mars dhe nuk do të lëvizim më për të mos lejuar asnjë deputet të hyjë në atë kuvend sepse meritojmë një Shqipëri tjetër. Meritojmë një kuvend intelektualësh e jo kriminelësh

Aleanca Kuq e Zi ishte mbledhur para kryeministrisë në kujtim të 21 janarit 2011, protestës në bulevard ku mbetën të vrarë 4 protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

peleshi21/01/2017 14:53

ty te lumte b... o kreshnik,po pse nuk e therret bashen qe ka 1 v?t qe bertet protesta dhe sben asgje

Shto koment

Denonco