Veliaj - Besnik Aliajt: Opozitar që të paguan qeveria ime me 500 mijë Euro. Ti më bëre projektin...

Veliaj - Besnik Aliajt: Opozitar që të paguan qeveria ime me 500 mijë Euro. Ti më bëre projektin...

18:36, 29/12/2016
A+ Aa A-

Pas dorëheqjes së këshilltarit demokrat në këshillin bashkiak të Tiranës Besnik Aliaj, kryebashkiaku Erjo Veliaj ka reaguar duke thënë se këshilltari opozitar përfiton nga fondet publike në Tiranë ashtu sikurse e bënë edhe në Bashkinë e Shkodrës.

“Në qoftë se ka qenë 4 orë emision dhe ndihet i sqaruar dhe e ka sëkëlldi të vijë dhe të votojë pro ky është problem tjetër, nuk mund të quhet ky kërcënim. Në qoftë se është sot konsulenti i qeverisë dhe këtë gjë që bën Boeri për Tiranën, për 400 mijë euro e bën Be0nik Aliaj për Shkodrën dhe këtej shitet si opozitar dhe këtej ha bukën e qeverisë, ky është problemi i tij, nuk është problemi im.

Pra, në qoftë se ju e quani këtë kërcënim, pra një njeri që është paguar më shumë sesa Stefano Boeri 400 mijë euro dhe ky është eksperti juaj kryesor, ka qenë dje 3 orë në mbledhje, nuk ka pasur asnjë hezitim”, tha Veliaj gjatë reagimit të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Erion Veliaj bëri të ditur gjithashtu se Besnik Aliaj ka qenë edhe autori i projektit të rikonstruksionit të Liceut Artistik.

“Ky është një njeri që sapo bëri edhe projektin e Liceut të Bashkisë së Tiranës. Ky është një njeri, i cili në të gjitha e-mail-et që kam këtu, meqë për transparencë, të gjitha këto me jeshile janë ftesat e tij personalisht. Tani, studio Metropolis dhe universiteti Polis deri më sot, vetëm për diskutim publik në Bashkinë e Vlorës është paguar 26 mijë euro. Tani nëqoftëse kjo transparencë , ai e quan kërcënim, unë atij, rruga mbarë, ju e keni, por deri tani me të gjithë ato që ju llogarita ka fituar 500 mijë euro punë publike nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, drejtuar nga zoti Edi Rama.

Bëhet një aludim sikur ky është kërcënuar, pikërisht se nuk është prezent të vi prezent dhe do t’ja them në sy. Më duket hipokrizi që pasi merr gjysmë milioni euro nga taksapaguesit, pasi nuk e ke kaluar planin e Shkodrës, pasi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës e ka nxjerrë me shkelma nga bashkia sepse edhe pse jeni të së njëjtës parti përpara

interesit publik, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk mund të vendosë gjysmë milion euro te Besnik Aliaj dhe në momentin që kjo hipokrizi del sheshit, kjo nuk mund të quhet kërcënim. Jam gati t’i ofroj mbrojtje nga kushdo, por ky nuk është kërcënim, të bësh transparencë sesi anëtari juaj, i vetmi urbanist që keni, pasi merr gjysmë milionë euro nga

qeveria refuzon të vi në këtë debat, atëherë do të thotë që qenka pro, ose i vjen turp. Unë e kuptoj ai është një arrivist, i cili do edhe milionat, do edhe karrierën në parti, kam më shumë respekt për ju, që pavarësisht se çfarë thoni në drejtimin tim, i pranoj si pjesë e gjuhës politike. Por, të paktën ju keni integritetin që nuk hani edhe bukën e qeverisë  edhe vini pastaj dhe pështyni në darkë, të paktën jeni konsistent”, shtoi Veliaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nuri29/12/2016 21:27

Veliaj eshte tipiku i konsomolosit, shihni cfare mentalitet primitiv ka, sipas tij kushdo qe punon me qeverine quhet i blere dhe skllav i saj. Opozitaret nuk mund te punojne me qeverine dhe nese punojne nuk mund ta kritikojne ate.... o Zot i madh na shpeto nga keta mostra.

Shto koment

Denonco