Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Masa të papritura/ Rama frikë nga arrestimi!?

Masa të papritura/ Rama frikë nga arrestimi!?

22:13, 17/01/2018
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Socialiste kanë depozituar propozimet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për të moslejuar arrestimin e ministrave apo deputetëve, nëse Prokuroria nuk paraqet provat e saj për të argumentuar një kërkesë të tillë.

Kjo lëvizje e ligjvënësve të majtë, të cilët rreth 1 muaj më parë votuan, duke mos respektuar proçedurat Kushtetuese, Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me vetëm 69 vota, ndërmerret gjithashtu në një kohë kur ka dyshime të forta dhe akuza nga opozita, se po përpiqen të marrin nën kontroll politik KLP dhe KLGJ, dy nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Më konkretisht në propozimin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit thuhet: Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme,  kontrollit  personal ose të banesës, i paraqitet  Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një  relacion të arsyetuar dhe të  shoqëruar  me  provat  që  mbështesin kërkesën”.

Pra nëse ky ndryshim do të miratohet, atëherë Prokurorisë i duhet që në proçeset që mund të hapë ndaj ministrave, që janë edhe deputetë apo ish-ministrave (deputetë), organi i akuzës duhet të çojë provat në Kuvend për të bindur deputetët, që më pas përcaktojnë nëse kërkesa miratohet ose jo. Me pak fjalë përmes një propozimi të tillë duket se po shkohet drejt asaj që Kuvendi po merr rolin e një gjykate, ndërsa komisioni përkatës parlamentar do të vlerësojë mbi masën e sigurisë.

Paralelisht me këtë propozim të bërë publik sot, dy ditë më parë ligjvënësit socialistë dolën kundër Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vjen nga radhët e shoqërisë civile. Pas procesit maratonë prej më shumë se një viti, pasi shoqëria civile nuk aplikonte, procesi u përmbyll dhe Komisioni i Vlerësimit pranë Avokatit të Popullit i dërgoi Kuvendit dhe ONM-së listën me 4 emra, ku më e vlerësuara ishte aktivistja Entela Hoxha. Në datën 12 janar, ONM, i dërgoi Kuvendit vlerësimet e saj, duke kualifikuar vetëm kandidatet Mimoza Qinami, e cila nga Avokati i Popullit ishte renditur e treta. ONM-ja ka skualifikuar duke futur në listën e zezë Entela Hoxhën, Andi Muratajn dhe Alfred Ballën. Por Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjoncaj, pasi ka mbledhur të gjitha raportet, ka bërë vlerësimin përfundimtar. Sipas raportit të firmosur prej tij, Gjoncaj ka rënë dakord vetëm në një pikë me ONM-në: sa i takon kandidates Entela Hoxha. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit po ashtu ka kualifikuar kandidatet e vetme që mori notë kaluese nga ONM-ja: Mimoza Qinamin. Edhe këtë kandidate Gjoncaj e ka klasifikuar si të fundit në grupin e kandidatëve kalues, ndërsa ka  futur si kandidatë kalues dy emra: Andi Muratej dhe Alfred Balla, të dy të skualifikuar nga ONM-ja.

Zhvillimet e ditëve të fundit, pa përfshirë këtu dyshimet e ngritura për kapjen e KLP-së, e cila është një strukturë që përzgjedh kandidatët për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorinë Speciale (SPAK), llogjikisht nuk mund të konsiderohen si lëvizje që bëhen për të mbrojtur opozitën apo deputetë të saj. Aq më tepër kur Kryeministri Rama publikisht ka deklaruar se si shoqëri apo si mazhorancë nuk i intereson fare opozita.

Nisur nga kjo duket se Rama dhe mazhoranca socialiste po tentojnë të bllokojnë qoftë përmes kapjes së institucioneve të drejtësisë ashtu edhe përmes ndryshimeve të rregullores së Kuvendit, kërkesat e pritshme të prokurorisë për arrestime zyrtarësh. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka folur për arrestimet e peshqve të mëdhenj dhe pritshmëritë e publikut janë të larta, aq më tepër kur flitet për një drejtësi të re.

Dhe përballë pritshmërive apo deklarimeve të ambasadorëve, mesa duket mazhoranca e Kryeministrit Rama ka vendosur ngritjen e një ose disa barrikadave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt 201418/01/2018 11:52

Po nuk i doli gjumi popullit,te cohet ne kembe i malle e i vogel,te protestojne deri sa te largojne kta flliqsira,duke filluar lir floririn,lulin e 2300000000 milion eurove,e se fundi ortakun e plakut edvinin.Kta jane ata qe po bllokojne,vitingun,e reformen e drejtesise.Kta jane hajdutet,e medhenje,te pa prekshem,prandaj me dhune duhet largohen te burgosen,tju merren parate e pasurite e padundeshme.Popull frikacak,servile e tinzare,te pa zotet per asgje,prandaj bejne kta hajdute keshtu,ne korrizin e fukarejve.

Sonja 17/01/2018 23:34

Si munde te besohet qe reformen do ta bejne ata qe duhet te dalin te paret para drejtesis. Rama dhe gjithe shpura e tij do te bejne ligje e shume ligje per tu mbrojtur nga drejtesia. Tani ai e ka tepsin, timonin, leven e arkimedit ne duart e tija, dhe bene cfare i do b°°°tha atij, persa ky popull nuk zgjohet.

t17/01/2018 22:57

Kjo eshte reforma e shtrembesise qe duan politikanet.per dyshimin me te vogel qytetari i thjeshte shkon ne ndjekje penale menjehere,kurse keto qelbesirat e kuvendit duan te mbrohen deri ne fund nga ndjekjet penale,dhe ulerasin që ref.e bejne per popullin.keta duhet me i hudh te plehrat që me dt.27

Shto koment

Denonco