Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Politika e Jashtme/ Islami në Syri.net: Rama ka bërë gabime në raport me SHBA...

Politika e Jashtme/ Islami në Syri.net: Rama ka bërë gabime në raport me SHBA...

18:52, 16/01/2018
A+ Aa A-

Kastriot Islami, ish-deputet dhe ish-ministër i Jashtëm, tha në studion e Syri.net se në Bruksel duket se e kanë të vështirë gjetjen e një qasjeje se çfarë do të bëjnë me tre shtete, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Islami tha se Maqedonia duket se ka një ngërç artificial lidhur me emrin, por duket se çështja është më e thellë se kaq.

“Kemi të bëjmë me tre shtete, ku në Shqipëri kemi 100 % shqiptarë, në Kosovë 90 % shqiptarë dhe në maqedoni shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm, pra duket se Brukseli ende nuk ka gjetjen e kësaj qasjeje”, tha Islami.

Ish-deputeti e cilësoi politikën e jashtme të ndjekur nga qeveria Rama si infatile, ndërsa tha se Rusët, Kinezët, Turqit, vendet arabe kanë një tendencë të kenë një rol edhe më të madh në Ballkan. Në këtë kontekst, Islami tha se shqiptarët kanë qenë të favorizuar nga një marrëdhënie e fuqishme me SHBA, mbështetja e të cilëve na mundësoi anëtarësimin në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne duhet të konsolidojmë këtë arritje të 25 viteve dhe nëse do të arrihet që Shqipëria, Kosova dhe maqedonia të integrohen në BE, atëherë ky do të quhej shekulli i shqiptarëve”, tha Islami.

Ish-ministri i Jashtëm u shpreh se politika e jashtme duhet të jetë e koordinuar në mënyrë që të mos bëhet asnjë lloj gabimi, pasi çdo gabim do t’i kushtonte shumë rëndë.

“Kjo qeveri ka bërë disa gabime në raport me SHBA-të. Pozicionet më të vështira të Shqipërisë kanë qenë rastet kur SHBA kanë kërkuar diçka dhe BE ka qenë unik në qëndrimin e tij, por sërisht ne kemi qëndruar në krah të SHBA. Në këtë kuptim është e nevojshme që kjo qasje e Shqipërisë ndauj SHBA nuk duhet të ndryshojë, pavarësisht se kush ka qenë apo është në administratën amerikane. Rasti i Jeruzalemit tregoi se kjo çështje nuk ishte konsultuar as me Kuvendin, as me Presidentin, as me institucionet e Kosovës dhe ishte e parë që mbahej një qëndrim i tillë”, tha Islami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco