Vasili: Rama e do SHBA vetëm për të kapur drejtësinë, investohet kundër në OKB

Vasili: Rama e do SHBA vetëm për të kapur drejtësinë, investohet kundër në OKB

14:08, 22/12/2017
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës.

Sipas tij, kryeministri e përdor SHBA-në për të kapur drejtësinë, por nga ana tjetër investohet kundër  OKB.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

A ka turp kryeministri ne raport me Amerikën?

Kryeministri e do Amerikën vetëm për ta keqpërdorur për të kapur drejtesinë dhe dhunon e Kushtetutën e Shqipërisë në emër të Opdatit.

Por po ky kryeministër përdoret e investohet totalisht kundër Amerikës në mënyrë të paturp në kundërshtim me interesin kombëtar.

Mbi të tashmë rëndon një faj shumë i rëndë politik dhe historik.

Çdo shfajësim me votimet "antimperialiste" të së shkuarës së ditëzezave të Partisë së Punës së para viteve 90' agravon akoma me shumë imoralitetin dhe demin kolosal të votimit të turpshëm antiamerikan në OKB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery22/12/2017 15:32

Me vemendje te shtuar i lexoje gjitha shkrimet tuaja z.Vasili dhe plotesishtw jame dakord me ate cfare shkruani , por tani , s po mundem pa te thene edhe kete cfare duhet te ta thene ...ju te LSI dikur , e ngritet Ramen deri ne Kup te Qiellit me nji gishte dore kurse sot ,sot as me dhjete gishetrij. s po mund ta ulni ne toke andaj , per demin kolosal dhe te pariparueshem , si thua ne shkrim qe ky kryeminister perverz mund te ia sjelle Shqipërisë dhe gjithe shqiptareve kudo ne bote ateher , kure ishit bashke dhe me sot,u deshe te mendoni shume ,shume kohe me heret ,u deshe te mendoni ateher kure ishit bashke dhe, jo...sot z.Vasili .Jju ne Shqiperi , ne ne Kosove dhe kudo tjeter qe jetojne shqiptaret sot s na mbetet gje tjeter pose te shofim se cfare faturash do na vijne, secilit shqiptar veq e veqe dhe ,cila fature do vije per gjithe shqiptaret bashke .! Nji thenje popullire ne Kosove thote se "nuke trashet kurbani, tri dite para bajramit" z.Vasili ...!

Nacionalist22/12/2017 14:56

Rama nuk do SHBA por LU! Duket fare qarte qe LU nuk punon per interesat e SHBA! Nqs deri dje kam qene ne medyshje per qendrimin publik qe LU mbajti kunder prokurorit te Republikes se Shqiperise, ajo qe mendoja ishte se nderhyrja per Bankers-Petrolium ishte ne mbrojtje te interesave amerikane, te cilat ne fakt LU i shkel sot me kembe me qendrimin qe mban per votimin e Shqioerise ne OKB. Sot del mese e qarte qe LU i sherben vetem Rames dhe klaneve mafioze si ai qe zoteron Bankers-Petrolium.

Shto koment

Denonco