Mediu: Vota kundër SHBA, për interesa personale politike të Edi Ramës

Mediu: Vota kundër SHBA, për interesa personale politike të Edi Ramës

10:33, 22/12/2017
A+ Aa A-

"Vota e Shqipërisë kundër SHBA është nje hap i nxituar, absurd, i nisur nga interesa personale politike të Edi Ramës dhe jo interesat e Shqipërisë, është kundër interesave kombëtare" - Ky është qendrimi i Fatmir Mediut, kryetarit të Partisë Republikane lidhur me votën që dha Shqipëria në OKB kundër vendimit të presidentit Donald Trump për Jeruzalemin.

"Më e pakta që duhet të bënim në këtë rast , - vëren Mediu, - duhet të ishte abstenimi siç bëri Kroacia, Rumania, Çekia, Hungaria, vende anëtare të BE dhe vende anëtare të NATO-s.

Miopia shkon deri atje sa ky qëndrim të shfaqet si proeuropian, duke cenuar rëndë marrëdhëniet me Amerikën, për më tepër kur administrata e Trump ka bërë paralajmërimin e saj. Në diplomaci nuk ka qëndrime permanente, por diplomaci aktive, që vendos në plan të parë interesin kombëtar.

SHBA, si asnjë vend tjetër, ka qënë në krah të shqiptarëve që nga pavarësia, NATO me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Për çështje të tilla nuk mund të vendoset as me emocion, as me dëshira dhe interesa politike, por me interesa kombëtare. Kjo kërkonte patjetër një konsultim në nivelet më të larta, te Presidenti i Republikës dhe në Komisionin e Politikës së Jashtme të parlamentit. 
Për më tepër, kërkonte një diskutim paraprak me aleatin tonë strategjik SHBA," përfundon Mediu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber22/12/2017 11:09

Po Lu-ja pse nuk ben ndonje deklarat per kete PUNE ESHTE NE TIRANE. Se me VRAP denoi dhunen diten e neserme ketu ne Tirane.

Shto koment

Denonco