Roland Bejko në Syri.net: PD një nga partitë kryesore, në Europën Lindore janë shkrirë...

Roland Bejko në Syri.net: PD një nga partitë kryesore, në Europën Lindore janë shkrirë...

18:54, 11/12/2017
A+ Aa A-

Roland Bejko tha në studion e Syri.net se Partia Demokratike është një nga partitë kryesore në vend, edhe pse në vendet e lindjes, partitë që rrëzuan sistemet diktatoriale ose janë shkrirë dhe nuk ekzistojnë më ose janë riorganizuar me emra të tjerë.  Bejko theksoi se në ditët e saj më të këqia, PD ka mundur të marrë rezultate nga 25-30 % që nuk janë të pakta, po të kihen parasysh kohët kur janë mbajtur zgjedhjet.

“Po të shikoni se çfarë ka ndodhur në vendet e lindjes, si  PD që shembën diktaturat komuniste, janë zhdukur nga emrat. Ndërsa PD është një nga partitë kryesore, jemi në kushtet kur ka një lëvizje shumë të madhe të qytetarëve apo kanë lindur edhe parti të tjera. PD në ditët e saj më të keqe është në 25-30 % dhe kjo nuk është pak. Mos nisemi nga rastet e fundit të zgjedhjeve.

Në perëndim partitë ndryshojnë emrat për qejf, ndaj edhe PD nëse do të bënte një rikonfigurim të ri me qëllim fitimin e zgjedhjeve,  atëherë le ta bëjë. Por nuk duhet harruar sepse janë dhjetra nga ata që kanë humbur jetën pse kanë qenë anëtarë apo militantë të PD, dhe rasti më flagrant është ai i vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe kryetarit të parë të kësaj partie,  që u vra nga falangat me uniformë në 12 shtator 1998”, tha Bejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco