Vlorë, nis ceremonia e 105-Vjetorit të Pavarësisë, marrin pjesë Meta, Thaçi, Rama

Vlorë, nis ceremonia e 105-Vjetorit të Pavarësisë, marrin pjesë Meta, Thaçi, Rama

11:51, 28/11/2017
A+ Aa A-

Kanë nisur paradite në qytetin e Vlorës, festimet për 28 Nëntorin, 105-Vjetorin e shpalljes në Pavarësisë së Shqipërisë.  Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe Kryeministri Edi Rama  marrin pjesë në ceremoni. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar të kthehet në Kosovë për një takim me një zyrtare të lartë amerikane.  Ceremonia ka nisur me Himnin e Flamurit.

Një mori aktivitetesh janë programuar sot nga Protokolli i Shtetit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Ja cili është programi i 105-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe çeljes zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit skënderbeut.

Vlorë –Tiranë, 28 nëntor 2017

E Martë 28 nëntor 2017

11.40 Mbërritja e personaliteteve shqiptare, të përfaqësuesve të diasporës, Trupit Diplomatik të akredituar në RSH si dhe të ftuarve të tjerë.

12.00 Mbërrin, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë Vlorë drejtohen drejt vendit ku do të ngrihet flamuri. Komandanti i Truprojës së Nderit i paraqet forcën Presidentit të Republikës. Ecja ceremonial shoqërohet me marshe nga Banda frymore e Ushtrisë.

12.03 Ngritja e flamurit Dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura­ detare apo tokësore­ kryejnë aktin formal të ngritjes së flamurit.

Ngritja e flamurit shoqërohet nga Himni Kombëtar dhe 21 të shtëna të artilerisë.

    Pas ngritjes së flamurit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë do të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit. Në rast të pranisë së një personaliteti të lartë shtetëror, si Presidenti apo Kryeministri i Kosovës apo të vendeve të tjera shqipfolëse dhe kanë shprehur dëshirën të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit, mund t’i vendosin ato menjehere mbas përfundimit të vendosjes nga personalitet vendase të RSH­-së apo mund të përfshihen në të njëjtën skemë, sipas rangut të gjithsecilit.

    12.25 Pas përfundimit të vendosjes së kurorave tek varri i Ismail Qemalit, personalitetet më të larta të vendit, të shoqëruar nga Protokolli i Shtetit, do të nisen drejt Shtëpisë Muze. Lëvizja do të kryhet me automjete

    12.20 Autoritetet shoqërohen drejt Shtëpisë muze të Pavarësisë Autoritetet zhvendosen në sheshin përpara Shtëpisë muze me automjete

    12.25 Mbërritja në oborrin e Shtëpisë muze Në oborr janë vendosur karrige, podium dhe foltore si dhe një led i madh

    12.30 Shpallje e logos zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit­Skënderbeut

    12.35 Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    13.00 Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës

    13.15 Fjalë e Sh.T. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës

    13.30 Fjalë e Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë

    14.00 Autoritetet vijojnë për një buffet në mjediset e reja të Bashkisë së Vlorës Autoritetet e larta të ftuara mund të kryejnë, sipas dëshirës, vizita individuale në mjediset e Shtëpisë muze

    14.10 Mbërritja në godinën e Bashkisë së Vlorës Buffet në nder të autoriteteve të larta përpara se të marrin rrugën e kthimit

    14.45 Nisja drejt Tiranës

    19.00 Pritje shtetërore organizuar nga Sh.T. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, me rastin e Festës kombëtare, në Pallatin e Brigadave 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco