Dokumenti konfidencial i MD: Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro në arbitrazh

Dokumenti konfidencial i MD: Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro në arbitrazh

15:57, 02/11/2017
A+ Aa A-

Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro nga gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Një dokument konfidencial që Ministria e Drejtësisë i dërgon kryeministrit Edi Rama zbulon fakte tronditëse mbi rreziqet financiare që po i kanosen vendin nga paditë e kompanive të huaja kundër qeverisë.

Dokumenti, i cili mban datën 10 prill të këtij viti, zbulon se aktualisht në Arbitrazhin Ndërkombëtar po zhvillohen katër procese kundër Shqipërisë. "Vlera totale e dëmshpërblimit që kërkohet nga palët, vetëm për këto katër procese shkon mbi 2 miliardë euro" thuhet në shkresën konfidenciale që Ministria e Drejtësisë i dërgon Kryeministrit.

Këto padi janë rrjedhojë e prishjes së njëanshme të kontratave nga qeveria shqiptare me kompanitë e huaja, edhe pse disa prej tyre kanë qenë të miratuara nga Parlamenti, çka u jep paditësve pozita shumë të forta në gjyq.

Situatë alarmante

Edhe pse në shkresë nuk zbulohen emrat e kompanive, që kanë paditur Shqipërinë, burime nga Ministria e Drejtësisë, thonë se një prej çështjeve është ajo e biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili ka paditur qeverinë shqiptare për hidrocentalin e Kalivaçit, por edhe disa çështje të tjera.

Me tone alarmuese Ministria e Drejtësisë kërkon nga Kryeministri që të marrë masa urgjente për të parandaluar një krizë, e cila do të kishte pasoja të rënda për financat e shtetit.

'Sipas komunikimeve me Avokaten e Përgjithshme të Shtetit ka shumë çështje të tjera në ministritë e linjës, kur kontratat janë zgjidhur në mënyrë të njëanshme nga pala shtetërore," thuhet në shkresën e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas të dhënave konfidenciale nga Avokatura e Shtetit, vetëm vitin e kaluar Shqipëria u dënua me 70 milionë euro në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

"Një situatë e tillë është shumë shqetësuese dhe me pasoja tepër të rënda, të paparashikuara për financat e shtetit dhe pasurinë publike, e cila kërkon një analizë të thellë për çdo institucion shtetëror," sugjeron Ministria e Drejtësisë.

    Rekomandimet

    Për shkak të situatës tepër të rënduar dhe pasojave katastrofike që i kanosen ekonomisë kombëtare nga humbja e këtyre gjyqeve, Ministria e Drejtësisë i kërkon qeverisë marrjen e një sërë masave.

    "Kjo situatë kërkon analizë të thellë dhe nxjerrjen e përgjegjësive, sidomos në rastin e humbjes së proceseve të arbitrazhit, pasi mund të përbëjnë elementë të veprave penale dhe personat përgjegjës duhet të vihen para përgjegjësisë," propozon Ministria e Drejtësisë.

    Po kështu ajo i rekomandon kryeministrit që të mos lejojë asnjë kontratë të zgjidhet në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar më parë me Avokaten e Shtetit.

    Për ato kontrata për të cilat ka filluar zgjidhja, Ministria rekomandon pezullimin e menjëhershme dhe hartimin e një plani specifik të koordinuar, ndërsa koncesionet e reja që lidhen të trajtohen me kujdes të shtuar. 

    "Sa më sipër është urgjente marrja e masave dhe adresimi i situatës për angazhimin me përgjegjshmëri jo vetëm të Avokaturës së Shtetit dhe ministrive të linjës për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar," përfundon dokumenti konfidencial. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Leku04/11/2017 00:01

    Beccheti ka fituar Arbitrazhin ne Washington per 504 milion Euro. Ka edhe dy procese te tjera ne vazhdim, por askush nuk flet ose informon per kete fakt i cili ka disa muaj qe ka dale ky Vendim . Eshte e thjeshte, futuni ne web dhe do ta gjeni. Pyetja shtrohet : perse duhet te paguajme ne per papergjegjshmerine e personave te caktuar , te cilet per hir te karieres se tyre kryejne veprime te papergjegjshme ? Kush kerkoi arrestimin e Becchettit ? A ishte Prokurore Antoneta Sevdari , ajo qe kerkoi arrestimin dhe sekuestrimin e aseteve te tij ? A nuk eshte Prokurore Antineta Sevdari qe kerkon denimin e drejtuesve te CEZ , te cilet me Ligj nuk mund te hetohen apo arrestohen ? Cfare do te ndodhe nese keta persona do te hedhin shtetin shqiptar ne gjykatat Nderkombetare ? A nuk eshte kjo Prokurore qe "hetoi" Gjiknurin dhe Alma Hicken per 479 milion Euro dem Ekonomik per punen e CEZ dhe e pushoi ceshtjen ? A nuk eshte kjo Prokurore qe merr urdhera ne telefon nga kreu i qeverise per te denuar kedo qe nuk eshte ne linje me pushtetin ? A nuk eshte kjo qe kerkoi dhe denoi Administratorin e DIA, dhe krijoi ate teater per publikun e painformuar per te verteten ? A nuk mund te thuhet se per sherbimet qe i ka bere pushtetit kjo Prokurore eshte bere Drejtuese e Njesise Task Force te Prokurorise Tirane? A nuk mund te thuhet se per sherbimet qe i ka bere politikes kjo Prokurore, kerkon te behet antare e Keshillit te Larte te Prokurorise- KLP ? Cfare mund te presesh nga keta persona te papergjegjshem ? Prandaj keta duhet te paguajne dhe jo populli shqiptar. Kjo Prokurore nuk eshte e vetmja. Ka me dhjetra te tille qe duhet te pergjigjen per veprimet e tyre antiligjore, ne dem te qytetareve shqiptare dhe shtetit gjithshtu .

    Berti03/11/2017 19:06

    Miliarda borxhe ku administrata i bie te punoje pa leke se ato pare qe I mer do I ktheje serish se jane pare borxh.

    Berti03/11/2017 18:55

    Miliarda borxhe ku administrata i bie te punoje pa leke se ato pare qe I mer do I ktheje serish se jane pare borxh.

    Batistini03/11/2017 10:23

    Rama ka rezerva te kanabisit keshtu qe aspak nuk merzitet per te ardhmen e shqiperis.

    Genti03/11/2017 09:12

    Sa per informacion Ripjerdhja sapo do vinte ne pushtet para 4 vitesh puna e par qe do bente ishte heqja e koncesionit te makinave dhe shperndarja ne cdo qytet,po si shum premtime te tjera dhe pas shum tallje b.... me kte popull dele kta e votuan prap,vazhdon me keq tallja e b....

    Sirius02/11/2017 23:26

    Me Ramen ne krye do ti thoni bukes e dashura buke. Prisni edhe ca, se ka per tu lene pa breke fare. Kjo vlen edhe per ata qe mendojne se jane mire financiarisht.Rames nuk i plas shume. Ai do mbushi xhepin e tij sa te jete aty ku eshte, dhe ju te tjeret do ngroheni ne diell duke paguar faturat e kesaj qeverie per 25 vitet e ardheshme.

    t02/11/2017 16:18

    Kjo qeveri prish kontrata te njeanshme me kompani te huaja,veprimtaria e te cilave nuk prek inteteresat e popullit por te qevetitareve,dhe nuk prish kontraten me firmen qe ka ekskluzivitetin e kolaudimit te makinave qe qeveria berisha ne vend qe ta liberalizonte ja dha me koncension nje firme qe po ja nxin jeten shqiptareve,dhe kete koncension kjo qeveri nuk e prish.

    zaho02/11/2017 16:16

    Do bente shtet qelbesira! Shume shqiptare e kane ditur se ky bastard do ta rrenonte Shqiperine, por klasa politike e shitur tek droga e solli ne fuqi dhe perseri e la ne fuqi! Vathe politike me e imorale se kjo, Shqiperia nuk ka pare asnjehere ne historine e saj! Turp! Oh................. me falni,se gabova;........ per te pacipet nuk ka turp!

    Shto koment

    Denonco