Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Kryemadhi shpërthen kundër Metës/ Je përgjegjës edhe ti për kanabisin. Ja pse

Kryemadhi shpërthen kundër Metës/ Je përgjegjës edhe ti për kanabisin. Ja pse

21:50, 18/10/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi , në një intervistë në ‘Top Story’, ka folur sërish për çështjen e kanabizimit në vend.

Ajo ka thënë se fajtori në këtë mes nuk ëhstë vetëm Rama, i cili lejoi mbjelljen e drogës në ccdo vend, por edhe Ilir Meta, i cili sipas saj ëhstë fajtor pasi nuk reagoi.

Monika Kryemadhi e ndan në mënyrë të barabartë përgjegjësinë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike.

 “Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo.

Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi.

“Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

“Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve. Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm”, vijoi Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së të gjitha këto minojnë procesin e vettingut. “Çfarë besimi kam unë tek Edi Rama për vettingun sot?”, thotë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ari19/10/2017 15:11

qelbesire komuniste,hajn si kokpalari e bastardi rama jan meta e moniku.

Ana19/10/2017 09:32

Me fal si te kemi besim te presidenti zonja Kryemadhi?

Shto koment

Denonco