Momente frike, Kristjan Asllanin mbyll ndeshjen e fundit i dëmtuar

Momente frike, Kristjan Asllanin mbyll ndeshjen e fundit i dëmtuar

14:29, 11/05/2024

Momente frike për tifozët kuq e zi në prag të Europianit.

Në minutën e fundit në duelin mes Frozinones dhe Interit që përfundoi me shifrat 0-5 mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pësoi një goditje nga marokeni Abdou Harroui.

22-vjeçari ndjeu dhimbje në pulpën e majtë, teksa në pamje të parë, dukej se dëmtimi ishte disi serioz, pasi Asllani e kishte të pamundur të ngrihej, teksa u shfaq duke shtrënguar dhëmbët.

Urojmë të mos bëhet fjalë për ndonjë problem serioz kur kanë mbetur pak javë përpara nisjes së Euro 2024. Mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësorë gjatë ditës së sotme, për të mësuar më tepër për gjendjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco