Atalanta dhuron spektakël në Dublin, Lookman realizon 'hat-trick' dhe i jep leksion futbolli Leverkusen-it

Atalanta dhuron spektakël në Dublin, Lookman realizon 'hat-trick' dhe i jep leksion futbolli Leverkusen-it

22:50, 22/05/2024

Atalanta e Berat Gjimshitit ka shkruar historinë mbrëmjen e kësaj të mërkure, me “Bergamaskët” që mposhtën me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke arritur të sigurojnë për herë të parë një trofe evropian dhe nuk mund të kishte nisje më të mbarë se trofeu i UEFA Europa League.

Protagonist absolut ishte padyshim “ylli” nigerian, Ademola Lookman, i cili me tre golat e tij, në minutat 12’, 26’ e 75’ kapitulloi gjermanët e Xabi Alonso, duke ndalur marshimin e këtyre të fundit prej 50 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet dhe duke iu “rrëmbyer” nga duart trofeun prestigjioz të këtij kompeticioni, me “Aspirinat” që ishin padyshim favoritët absolut për triumfin.

Siç theksuam edhe më sipër, “La Dea” siguroi kështu për herë të parë në histori, një trofe evropian dhe e siguroi me shumë klas. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe kapiteni i Kombëtares dhe “Zikaltërve” të Atalanta, Berat Gjimshiti, i cili pas Marash Kumbullës bëhet “Legjionari” i dytë i këtij brezi futbollistësh së “Kuqezinjve”, që triumfon në “kontinentin e vjetër” me skuadrën e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco