Zyrtarizohet ekipi olimpik i refugjatëve, delegacioni me 36 sportistë nga 11 shtete në ‘Paris 2024’

Zyrtarizohet ekipi olimpik i refugjatëve, delegacioni me 36 sportistë nga 11 shtete në ‘Paris 2024’

11:41, 03/05/2024

36 sportistë nga 11 shtete të ndryshme do të përfaqësojnë ekipin olimpik të refugjatëve të IOC, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ata do të garojnë në 12 disiplina sportive.

Njoftimi u bë nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, gjatë një ceremonie në Lozanë.

Kjo është hera e tretë në historinë e Lojërave Olimpike që përfaqësohet edhe një ekip olimpik me refugjatë.

Ekipi Olimpik i Refugjatëve do të përfaqësojë më shumë se 100 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën.

Përbërja e ekipit u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i IOC dhe bazohej në një sërë kriteresh.

Kriteri kryesor ishte performanca sportive e çdo sportisti dhe statusin e tyre të refugjatit, siç verifikohet nga UNHCR, Refugjatët e Kombeve të Bashkuara. Për herë të parë, Ekipi Olimpik i Refugjatëve do të garojë nën stemën e vet, një simbol unifikues që bashkon atletë të ndryshëm dhe i jep ekipit identitetin e tij unik.

Shumica e atletëve u përzgjodhën midis atletëve refugjatë të mbështetur nga IOC përmes Programit të Bursave për Atletët e Refugjatëve, i financuar nga programi i Solidaritetit Olimpik të IOC dhe i menaxhuar nga Fondacioni Olimpik i Refugjatëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco