Te Reali ka një sfidë brenda skuadrës, Bellingam-Vinicius

Te Reali ka një sfidë brenda skuadrës, Bellingam-Vinicius

16:19, 14/05/2024

Reali i Madridit tashmë synon trofeun në finalen e Ligës së Kampioneve në “Wembley” më 1 qershor kundër Dortmundit, por fillimisht ata do të duhet të luajnë tri ndeshje në La Liga, kundër Alaveshit, Villarrealit dhe Betisit.

Kampionët e rinj të Spanjës kanë pak sfida përpara, të fitojnë të tri ndeshjet për të arritur 99 pikët (shifra e dytë më e mirë në histori pas 100 pikëve të Madridit të Murinjos në vitin 2012) dhe të sigurojnë që Bellingam të fitojë trofeun e golashënuesit më të mirë.

Mesfushori anglez ka 18 gola në Ligë dhe është dy pas Dovbik dhe një pas Sorlot.

Por te Relai ka dhe një sfidë në familje, mes Bellingam 22 gola në 38 takime dhe Vincius Junior, 21 gola në 35 takime. Kush do të jetë më i miri?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco