Presidenti i Bayernit u jep fund dilemave për të ardhmen e trajnerit Tuchel

Presidenti i Bayernit u jep fund dilemave për të ardhmen e trajnerit Tuchel

19:06, 28/05/2023

Bayern Munchen fitoi të shtunën titullin e 11-të radhazi dhe të 33-n në histori, si asnjë skuadër tjetër në Gjermani.

Një sukses emocionues, që erdhi falë fitores në “limite” ndaj Koln dhe gafës së Dortmundit përballë Mainzit.

Menjëherë pas përfundimit të kampionatit, Bayerni zyrtarizoi shkarkimet e Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Jan-Christian Dreesen është zgjedhur CEO i ri i rekordmenëve të Gjermanisë.

Gjatë prezantimit të tij, presidenti Herbert Hainer u ndal edhe tek e ardhmja e Thomas Tuchel.

“Jemi plotësisht të bindur që Tuchel është një ndër trajnerët më të mirë në Europë. Nuk kemi pasur kurrë asnjë dyshim në lidhje me të. Triumfi final në Bundesligë konfirmon ndjesitë tona”, u shpreh kreu i klubit bavarez, duke konfirmuar trajnerin në stolin e Bayernit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco