Në “Lusail Stadium” po luhet finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, shkruan Syri.net.
Koha e rregullt mbyllet në barazim 2-2 dhe fituesi do tԯ përcaktohet nga koha shtesë (ose me penallti nëse përfundon sërish barazim).
Argjentina e mbylli në avantazh pjesën e parë me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Lionel Messi me penallti në minutën e 23-të dhe Angel Di Maria në të 36’.
Në pjesën e dytë, Franca fillimisht fiton një 11-metërsh. Mbappe në minutën e 80-të gjuan saktë nga pika e bardhë, duke shkurtuar diferencën.
Menjëherë, në të 81’, sërish Mbappe shënon, duke barazuar rezultatin 2-2.
Tashmë do të luhen dy shtesa nga 15 minuta.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: