E ardhmja e sulmit quhet Armando Broja, Milan dhe Inter 'luajnë' derbin në merkato për sulmuesin kuqezi

E ardhmja e sulmit quhet Armando Broja, Milan dhe Inter 'luajnë' derbin në merkato për sulmuesin kuqezi

14:55, 21/05/2022

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga “Goal.com” për sulmuesin e kombëtares sonë të futbollit, Armando Broja.

Sipas raportimit nga “Goal.com”, shumë ekipe të mëdha janë të interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit nga Shqipëria. Napoli, Ëest Ham dhe Neëcastle dihet që kanë shfaqur interes që më përpara për Brojën, por tashmë janë futur në garë edhe dy ekipet e Milanos.

Thuhet se Milan dhe Interi tashmë po mendojnë për Armando Brojën. Kuqezinjtë dhe zikaltërit kanë nevojë për një palë këmbë të reja dhe të talentuar në repartin e sulmit, dhe drejtuesit e klubeve kanë piketuar Armando Brojën.

Chelsea tashmë duhet të vendosë nëse do ta shesë të riun për këtë verë për shumën e 30 milionë eurove apo do ta mbajë.

Broja këtë sezon ka bërë shumë mirë me Southampton, ku ka luajtur 38 ndeshje në total, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar një herë.

Kartoni i tij është në pronësi të Chelsea, por do të shikojmë gjatë merkatos së verës se çfarë do të vendosë klubi anglez për të ardhmen e shqiptarit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco