David Beckham dhe familja e tij u gjendën në një situatë të pakëndshme, pasi një grua u shfaq papritur dhe pretendonte se ishte nëna biologjike e vajzës së tij Harper Seven.
Beckham ndihet i “kërcënuar” dhe “i frikësuar për sigurinë e familjes së tij”, sepse gruaja u shfaq vazhdimisht në shkollën e vajzës së tij duke u përpjekur për të folur me të dhe i dërgoi disa letra ish-futbollistit, sipas BBC.
Përveç kësaj, Sharon Bell, 58 vjeç, u përpoq të depërtonte në shtëpitë e Beckham në Londër dhe Oxfordshire më 9 korrik dhe 9 shtator 2021.
Zonja Bell, nga Boundary Way, Watford, është deklaruar më parë e pafajshme për akuzën e përndjekjes dhe do të përballet me gjyqin më 12 korrik.
“Argumenti kryesor i akuzës është se ajo i ka thënë policisë dhe psikiatrit të saj se ishte në një lidhje me David Beckham, se ai i vodhi vezët dhe Harper Beckham është fëmija i saj,” tha prokurorja Arizuna Asante.
"David Beckham ndjehet i frikësuar për sigurinë e familjes së tij dhe besonte se kjo sjellje ishte frikësuese. Ai tha se nuk e njihte të akuzuarën dhe se ajo nuk ishte nëna e fëmijëve të tij," shtoi ajo.
Edhe pse Bell nuk është e përshtatshme për t'u gjykuar, avokatja e saj Lisa Ëilson ka kërkuar që Beckhams të thirren si dëshmitarë pasi të kthehen në MB nga pushimet.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: