Bekim Balaj është kthyer në protagonist absolut tek skuadra e Boluspor në Ligën e parë turke. Sulmuesi shkodran arriti të shënonte golin e katërt për skuadrën tij në ndeshjen ndaj Altinordu.
Balaj shënoi në minutën e 31-të takimit me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.
Sfida u barazua më pas nga Ozkan me anë të një 11-metërshi, por në minutat e fundit, Boluspori arriti të merrte tre pikët me një gol të Polat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: