Superiore/ E dielë e mbushur me emocione, ja ndeshjet e 'zjarrta' në Shqipëri

Superiore/ E dielë e mbushur me emocione, ja ndeshjet e 'zjarrta' në Shqipëri

10:03, 19/12/2021

Java e 14-të e Kategorisë Superiore vijon këtë të dielë me tre ndeshje mjaft interesante, ku luhet për mbijetesë, Europë dhe titullin kampion.

Në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia” do të zhvillohet takimi Egnatia-Laçi.

Rrogozhinasit synojnë fitoren ku i mungon tashmë prej më shumë se dy muajsh, ku suksesi i fundit ishte pikërisht ndaj Laçit në transfertë, ndërsa kurbinasit kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive teksa kërkojnë fitoren e katërt radhazi.

Në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Kukësi-Partizani.

Skuadra verilindore kërkon kthesën pas dy ndeshjeve pa fitore, ndërsa “demat” kërkojnë suksesin e dytë radhazi për të ngjitur sa më shumë klasifikimin dhe për të konkurruar për zonën e lartme të tabelës së renditjes.

Në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet gjithashtu një tjetër supersfidë ajo mes Tiranës dhe Teutës.

Bardheblutë kërkojnë që të hedhin pas humbjen ndaj Laçit për tu shkëputur sa më shumë në krye të klasifikimit, ndërsa Edi Martini kërkon fitoren e parë si trajner i skuadrës durrsake pas rikthimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco