E vetmja ndeshje e luajtur në Angli, Arsenal triumfon bindshëm ndaj Leeds

E vetmja ndeshje e luajtur në Angli, Arsenal triumfon bindshëm ndaj Leeds

21:05, 18/12/2021

Arsenal mposhti Leedsin në ndeshjen e javës së 18-të, e vetmja që u zhvillua sot në Angli dhe rezultati përfundimtar ishte 4-1 për Topçinjtë.

Arsenali e zgjidhi çështjen e fituesit në 45 minutat e para dhe skuadra e Mikel Artetës arriti të shënonte tre gola dhe të siguronte  tre pikët.

Fillimisht në minutën e 16-të Martinelli shënoi për 0-1 dhe 12 minuta më vonë po i njëjti lojtar e ktheu asistimin e Xhakes në golin e dytë. Pjesën e parë fantastike të Arsenal, e kurorëzoi në minutën e 42-të Saka, kur shënoi për 3-0.

Topçinjtë më pas u tërhoqën, ndërsa Leeds në minutën e 75-të shënoi nga pika e bardhë për 3-1 me anë të Rapinhas. 4-1 final e vulosi Smith Rowe me një gol në minutën e 84-të.

Arsenali tashmë ka konsoliduar vendin e katërt me 32 pikë.

Rezultati dhe golashënuesit:

Leeds - Arsenal 1:4 (Raphinha 75' - Martinelli 16', 28', Saka 42', Smith Rowe 84')

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco