Serie A: Juventus rikthehet tek fitorja, mposht Bolonjën në ‘Renato Dall'Ara’

Serie A: Juventus rikthehet tek fitorja, mposht Bolonjën në ‘Renato Dall'Ara’

20:25, 18/12/2021

Juventus ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Bolonjës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie-A. Bardhezinjtë rikthehen tek fitorja pas barazimit zhgënjyes me Venezian.

“Zonja e Vjetër” e nisi në mënyrë ideale sfidën, teksa gjeti golin e avantazhit në minutën e 6-të, me anë të Moratas. Torinezët arritën të krijonin edhe disa raste të tjera shënimi, por pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.Në pjesën e dytë, Juve dyfishoi shifrat, falë supergolit të Juan Cuadrados në minutën e 69-të.

Me këtë fitore Juventus parakalon Fiorentinën dhe shkon në vendin e gjashtë me 31 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Roma e vendit të pestë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco