Ronaldo ‘Fenomeni’ blen klubin e njohur brazilian: Kam shumë për t'i kthyer

Ronaldo ‘Fenomeni’ blen klubin e njohur brazilian: Kam shumë për t'i kthyer

19:18, 18/12/2021

Simboli është i fortë. Pothuajse njëzet e shtatë pasi u largua nga Cruzeiro për të shpërthyer në skenën evropiane, Ronaldo Luis Nazario de Lima, sapo e ka blerë klubin ku bëri debutimin e tij si futbollisti profesionsit. Tashmë pronar i Real Valladolid, ish-sulmuesi legjendar i Selecao-s është parë  (foto më poshtë) me fanellën blu të skuadrës braziliane për të bërë të ditur lajmin.

“Kam shumë për t'i kthyer këtij klubi. Kemi shumë punë përpara, por kemi ambicie të vendosim Cruzeiron në vendin që i takon”, ka thënë ish-sulmuesi i Realit dhe Interit në llogarinë e tij në Instagram. Legjenda braziliane pagoi 400 milionë për të blerë 90% të aksioneve të Cruzeiro, teksa investimi u bë menjëherë për të paguar borxhet emergjente. Ronaldo e kishte lënë Bestia Negra në krye të elitës braziliane, ndërsa sot ai e gjen klubin në vendin e katërmbëdhjetë në kategorinë e dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco