Shpresat e Bushit zhgënjejnë në Slloveni, Muçi humbet penallti

Shpresat e Bushit zhgënjejnë në Slloveni, Muçi humbet penallti

20:09, 12/11/2021

Shqipëria U-21 zhgënjen në transfertën ndaj Sllovenisë, ku shkoi me pretendime të mëdha për të marrë tre pikët e për t’u rikthyer si kryesuese, por nxori tre herë topin nga rrjeta, duke pësuar humbjen e dytë në këtë edicion eliminator.

Kuqezinjtë e Bushit e nisën vrullshëm dhe në minutën e tretë fituan një penallti, të cilën e shpërdoroi sulmuesi kryesor Ernest Muçi, ndërsa më pas dy gabime në mbrojtje bënë që vendasit të kalonin në epërsi të dyfishtë.

Bushi bëri disa ndryshime dhe skuadra provoi të rihapë takimin, por u ndal në traversë, ndërsa 15 minuta para fundit ishte sërish Sllovenia që gjeti golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes.

Me këtë humbje kuqezinjtë mbeten në vend të tretë në grup me 9 pikë,

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco