Enis Bardhi shkëlqen me tripletë për Maqedoninë e Veriut, Suedia bën gafën e pafalshme me Gjeorgjinë

Enis Bardhi shkëlqen me tripletë për Maqedoninë e Veriut, Suedia bën gafën e pafalshme me Gjeorgjinë

20:28, 11/11/2021

Enis Bardhi ka shkëlqyer në sfidën e luajtur kundër Armenisë. Shqiptari, i cili aktivizohet me Maqedoninë e Veriut, ishte protagonist me një tripletë duke ngjitur  kombëtaren e tij në vendin e dytë.

Maqedonia e Veriut vazhdon të shpresojë për një vend në Botëror pas fitores 0-5 ndaj Armenisë.

Miqtë dominuan përgjatë gjithë sfidës me Enis Brdhin protagonist me tripletë.

Maqedonasit kaluan në avantazh që në minutën e 22’ me Trajkovskin, më pas Bardhi shënoi golin e 2-0 në minutën e 36’.

Në pjesën e dytë Bardhi shënoi sërish, këtë herë me penallti në minutën e 66’.

Ristovski shënoi golin e katërt në minutën e 79’. Golin e pestë e shënoi përsëri Bardhi, përsëri me penallti në minutën e 90’.

Me këtë fitore Maqedonia ngjitet në vendin e dytë në Grupin J me 15 pikë.

Surprizën e mbrëmjes e bëri Gjeorgjia ndaj Suedisë. Edhe pse kishin Ibraimoviçin në fushë, suedezët nuk arritën të merrnin rezultat pozitiv dhe rrezikojnë që të parakalohen nga Spanja. Të dy golat e sfidës u shënuan nga Kvaratskhelia përkatësisht në minutat 61’ dhe 78’.

Në ndeshjen e tjera Rusia ‘shpartalloi’ Qipron me rezultatin 6-0, ndërsa Azerbajxhani i De Biazit humbi në shtëpi 1-3 ndaj Luksemburgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco