Liverpool fiton me manita ndaj Watford, shkëlqejnë Salah dhe Firmiho

Liverpool fiton me manita ndaj Watford, shkëlqejnë Salah dhe Firmiho

15:40, 16/10/2021

Liverpool mundi Watford 5-0 në Vicarage Road, në ndeshjen e raundit të 8-të në Premier League, duke marr kreun e renditjes.

“Të kuqtë” kaluan në epërsi në minutën e nëntë. Salah asistoi shkëlqyeshëm për Mane me pjesën e jashtme të këmbës, i cili nuk gaboi përballë portierit  0: 1.

Para se të përfundonte pjesa e parë, skuadra e Jurgen Klopp dyfishoi rezultatin. Ishte një aksion i shkëlqyeshëm i Liverpool, teksa në fund Milner asistoi Firminon që nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Image

Shumë shpejt pasi nisi pjesa e dytë, Firmino, në një ditë të mirë, shënoi golin e dytë dhe çoi shifrat në 0: 3.

Dy minuta më vonë, do të vinte dhe momenti më i bukur i sfidës. Firmino pasoi për Salah, i cili fenomenalisht heq qafe tre lojtar të Watford dhe me një goditje të bukur nga brenda zonës dërgon topi në rrjetë.

Në sekondat e fundit pati kohë edhe për një gol të 5-të për Liverpool, që u shënua sërish nga Firmino, i cili kompletoi tripletën personale dhe mori topin e ndeshjes në shtëpi. “The reds” ngjiten përkohësisht në krye të renditjes me 18 pikë, ndërsa Ranieri, i cili debutoi në stolin e Watford, ka ende shumë punë për të bërë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco