Prishtina 'dëshpëron' përballë Ballkanit, Gjilani triumfon kundër Feronikelit

Prishtina 'dëshpëron' përballë Ballkanit, Gjilani triumfon kundër Feronikelit

20:12, 29/08/2021

Edhe pse me një supermerkato të kryer këtë sezon, Prishtina ndalet sërish në kampionat, teksa është mposhtur minimalisht 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Ballkani me autor Krasniqin në minutën e 51′.

Edhe pse me afrimet e bujshme nga Shqipëria, Atanda, Erando Karabeci, Kristi Vangjeli dhe Florent Avdyli nuk mundën dot të triumfonin edhe ndeshjen e dytë të Superligës së Kosovës.

Bardheblutë edhe në javën e parë u ndalën nga një barazim 1-1 nga të sapongjiturit e Malishevës.

Aktualisht me këtë disfatë Prishtina mban vendin e 8 në kuotën e 1 pike, ndërsa Ballkani në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve.

Ndeshja tjetër e cila u zhvillua në orën 17:00 ishte Feronikeli-Gjilani, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin minimal 0-1. Gjilanasit i falen golit me penallti të shndërruar në gol nga ish-lojtarit të Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut, Gerhard Prognit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco