Gary Neville jo shumë optimist: ‘Rikthime të tilla nuk funksionojnë gjithmonë’

Gary Neville jo shumë optimist: ‘Rikthime të tilla nuk funksionojnë gjithmonë’

12:11, 29/08/2021

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka komentuar kthimin e Cristiano Ronldo-s te Djajtë e Kuq:

“Është një lajm shumë i mirë, por e konsideroj një transferim pak nostalgjik që jo gjithmonë funksionon në futboll. Por ideja e Ronaldo-s te Manchester City do të kishte qenë një torturë për tifozët e United”, ka thënë Neville për Sky Sports.

“Nëse ekziston mundësia të merret një lojtar i fortë, Manchester United duhet të kërkojë të përfitojë dhe kështu ka ndodhur për CR7. E dinim se Haaland do të ishte në dispozicion verën e ardhshme dhe me Cavani-n afër lamtumirë, Solskjaer i duhej një tjetër qendërsulmues”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco