VIDEO/ Sprinteri 17-vjeçar thyen rekordin e Usain Bolt të vendosur 18 vite më parë

VIDEO/ Sprinteri 17-vjeçar thyen rekordin e Usain Bolt të vendosur 18 vite më parë

17:36, 01/06/2021

Adoleshenti amerikan Erriyon Knighton (17) vendosi rekord zyrtar në garën e 200 metra në kategorinë e kadetëve (U-18), i cili deri më tani ishte mbajtur nga Usain Bolt, një legjendë e sprintit.

Image

Knighton i bëri 200 metra për 20 sekonda dhe 11 të qindtat në një event të organizuar  në Jacksonville të hënën në mbrëmje.

Me një kohë prej 20.11 (+1.6 m / s), Knighton përmirësoi pak rekordin e Bolt prej 20.13 të vendosur në korrik 2003, një muaj para se të festonte ditëlindjen e tij të 17-të.

Image

Talenti amerikan mban rekordin në 100 metra me një kohë prej 10.16 dhe në 400 metra - 47.48.

Interesante, Knighton as nuk kishte lindur kur Bolt vendosi rekordin, pasi ai lindi në janar 2004.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco