Hysaj ndryshon ekip por mbetet në Serie A

Hysaj ndryshon ekip por mbetet në Serie A

15:19, 26/05/2021

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli.

Mbrojtësi kuqezi luajti ndeshjen e fundit me napoletanët ndaj Veronës, teksa tani është gati për të ndërruar ambient. Sipas medieve italiane, Fiorentina ka shfaqur interesim për lojtarin. Ardhja në pankinë e Gatussos ka bërë që objektivat në merkaton e Klubit të ndyshojnë dhe afrimi i Hysaj shihet si një mundësi e mirë.

Ky nuk është emri i vetëm që përflitet në korridoret e ekipit, pasi synohet edhe Zappacosta. Gjithsesi, prioriteti kryesor është lojtari i Kombëtares shqiptare. Vera do të jetë e nxehtë, me Hysaj që është gati për të lënë Napolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco