Lila: Vendimi për heqjen e pasaportave diplomatike, hakmarrje për bluzën e dhënë Bashës

Lila: Vendimi për heqjen e pasaportave diplomatike, hakmarrje për bluzën e dhënë Bashës

17:04, 01/04/2021

Ish-futbollisti Andi Lila duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ka folur në lidhje me vendimin për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve.

Të dhëna pas kualifikimit dhe ndeshjeve në Euro2016 nga qeveria e Ramës, po ky i fundit ka vendosur që tani të ua marrë me arsyetimin se skadojnë.

Por për Andi Lilën, ish-futbollist i Kombëtares së 2016, vendimi erdhi çuditërisht vetëm pak ditë pas ndeshjes me Anglinë, ku kombëtarja e futbollit i dhuroi kreut të opozitës Lulzim Basha një fanellë me numrin 9.

‘Pas kualifikimit në Europianin e 2016, të gjithë futbollistëve të kombëtares shqiptare iu dha për 10 vite pasaporta diplomatike nga qeveria, pasi jo vetëm ishin heronj, por edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, siç u quajtën atëherë.

Mirëpo,pa mbushur  5 vite nga ajo ditë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vendosi që futbollistëve kuqezinj t’u hiqet pasaporta diplomatike.

I ftuar në Syri TV, ish-lojtari i kombëtares shqiptare Andi Lila, i cili ka qenë pjesë e asaj skuadre që çoi Shqipërinë në Europian, u shpreh se ky vendim i qeverisë është i qëllimshëm, pasi erdhi në momentin që futbollistë dhe ish-futbollistë të përfaqësuese kuqezi i dorëzuan kreut të opozitës Lulëzim Basha fanellën me numrin 9, të shoqëruar me firmat e tyre.

Vendimi erdhi menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, kur ne i dhuruam Lulëzim Bashës fanellën e kombëtares shqiptare. Mendoj se ky vendim është i qëllimshëm. Është një tallje që i bëhet sportit në përgjithësi. Ekipi kombëtar i EURO 2016 nuk duhet t’i bëhej ky veprim pasi mendoj se është ekipi më i mirë që ka nxjerrë ky vend’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV ish-futbollisti Andi Lila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco