Real Madrid konfirmon dëmtimin e Sergio Ramos, ja sa pritet të mungojë

Real Madrid konfirmon dëmtimin e Sergio Ramos, ja sa pritet të mungojë

16:34, 01/04/2021

Sergio Ramos është padyshim në zemër të lajmeve të Real Madrid. Në fund të kontratës me madrilenët, mbrojtësi 35-vjeçar ende nuk ka rinovuar me klubin e tij. I pyetur për këtë, Ramos tha: “Unë kam qenë i qartë për të ardhmen time. Nuk ka asnjë lajm në lidhje me kontratën time ... Unë jam përqendruar të luaj mirë dhe të jap më të mirën. Me Real Madrid, ne luajmë pothuajse çdo javë. Mezi pres të jem atje.”

Fatkeqësisht për të, Ramos nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin në ndeshjet e ardhshme të Real Madrid.

I aktivizuar për pak minuta (nga minuta e 86-të) me kombëtaren spanjolle në ndeshjen ndaj Kosovës, mbrojtësi 35 vjeçar ndjeu shqetësime në pulpë.

Pas kthimit në Madrid, “Los Blancos” konfirmoi dëmtimin e Ramos. Në një njoftim për shtyp klubi spanjoll bëri të ditur se kapiteni i tyre kishte pësuar një dëmtim në këmbën e majtë.

Kohëzgjatja e mungesës së tij nuk u bë e ditur, por “AS” raporton se  Ramos do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj . Kështu, ai do të humbasë përballjen e dyfishtë kundër Liverpool në  Champions League si dhe “El Clasico-n” kundër Barça në 10 Prill.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco