Ra në tokë pa ndjenja, Moussa Dembele kthehet në stërvitje

Ra në tokë pa ndjenja, Moussa Dembele kthehet në stërvitje

17:06, 26/03/2021

Është një imazh që nuk na pëlqen ta shohim. Të martën, gjatë stërvitjes së Atletico Madrid, Moussa Dembele u shemb në tokë. Francezi, i cili mbërriti tek madrilenët këtë dimër nga Lyon në formë huazimi, në një moment nuk u ndje mirë dhe ra në tokë pa ndjenja, shkaku i rënies së tensionit.

Fatmirësisht, stafi mjekësor i madrilenëve ndërhyri shpejt dhe gjendja e sulmuesit u përmirësua. I kthyer në stërvitje ditën e sotme, futbollisti 24-vjeçar dha lajmet rreth gjendjes së tij. "Përsëri! Më shumë frikë sesa dëm. Faleminderit për mesazhet tuaja të ngrohta dhe vëmendjen tuaj ”. Një mesazh për t'i qetësuar të gjithë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco