Hoeness e zbulon: Bayern provoi të nënshkruante me Ibran

Hoeness e zbulon: Bayern provoi të nënshkruante me Ibran

16:44, 26/03/2021

Kthimi me përfaqësuesen suedeze bëri bujë në botën e futbollit. Pas pesë vitesh mungesë, Zlatan Ibrahimovic provoi edhe një herë kënaqësinë e të luajturit me kombëtaret. Pasues vendimtar në golin e Claesson që i dha fitoren Suedisë kundër Gjeorgjisë, Ibra u bë menjëherë protagonist me përfaqësuesen skandinave.

Ish presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness foli në kthimin e Ibra të enjten në mbrëmje. Në të njëjtën kohë, ish-drejtuesi pranoi se Bayern ishte përpjekur të transferonte futbollistin e Milanit në skuadër. "Ai është një lojtar i shkëlqyer, por kërkesat e tij për pagë ishin “hyjnore”. Ne ishim të interesuar një herë, por nuk shkuam deri në fund, ” tha Hoeness në një intervistë për RTL Gjermani. Ai nuk specifikoi kur kishin ndodhur bisedimet midis dy palëve ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco