Dominic Thiem fiton titullin në US Open, përmbysi Alexander Zverevin

Dominic Thiem fiton titullin në US Open, përmbysi Alexander Zverevin

09:56, 14/09/2020

Dominic Thiem i Austrisë fitoi titullin e tij të parë Grand Slam pas ishte në dy sete disavantazh ndaj Alexander Zverev në finalen e US Open.

Thiem, 27 vjeç, kishte humbur tre finalet e tij të mëparshme dhe dukej i destinuar për një humbje tjetër. Por 23-vjeçari Zverev, duke luajtur në finalen e tij të parë Slam, gaboi në momentet kryesore dhe numri dy në botë përfitoi plotësisht.

Të dy tenistët dhuruan një ndeshje të mirë para se Thiem të vuloste një fitore 2-6; 4-6; 6-4; 6-3; 7-6; (8-6).

Thiem është tenisti i parë që fiton një titull Grand Slam me dy sete në disavantazh që nga argjentinasi Gaston Gaudio në French Open në 2004.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco