Artan Shyti në ‘Fair Play’: Kosova është para nesh me ligjin e sportit

Artan Shyti në ‘Fair Play’: Kosova është para nesh me ligjin e sportit

22:24, 13/09/2020

Ka nisur mbrëmjen e sotme sezoni i ri i emisionit “Fair Play” nga Enkeleida Zeko në Syri TV, ku tema e parë në këtë ristartim është për bojkotin e kampionatit nga skuadrat e Superligës.

Siç është konfirmuar, Liga Profesioniste e Futbollit e përbërë nga presidentët e klubeve të elitës së futbollit shqiptar i ka kërkuar qeverisë të plotësojë 4 kërkesa dhe nga mosplotësimi i tyre bëri që të bojkotohet nisja e kampionatit të ri.

Në panelin e të ftuarve për të folur për bojkotin e kampionatit të ri janë presidenti i Tiranës kampione, Refik Halili, Profesor Doktor Artan Shyti, juristi Artur Çobani dhe analisti sportiv Tami Kona.

Në lidhje me bojkotin e Superiores, Shyti deklaroi: “Ne do të donin të flisnim në këtë fillim të sezonit të ri të emisionit për futboll dhe nuk është e arsyeshme të flasim për çështje të tjera. Problemet e sportit shqiptar nuk janë këto, por këto janë pasoja. Ka mangësi të drejtimit në të gjitha nivelet. Sporti ka problematika të shumta. Ne sot kemi guximin që të marrim Kosovën si model, sepse është para nesh, pasi kemi qenë të paaftë për këto 20 vjet të hartojmë një ligj të duhur për futbollin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco