Barça: Ronald Koeman pret shumë nga Lionel Messi

Barça: Ronald Koeman pret shumë nga Lionel Messi

20:13, 11/09/2020

Të Shtunën, Barcelona do të luajë ndeshjen e saj të parë miqësore të sezonit kundër Nastic. Gjithashtu në këtë takim, Ronald Koeman do të bëjë debutimin e tij në stolin e Barça-s. Në prag të kësaj sfide, tekniku holandez dha një prononcim për “Barça TV”, ku foli veçanërisht për rastin e Lionel Messi.

I kthyer në fillim të javës në stërvitje pas një telenovele të pafund, numri dhjetë që do të nderojë vitin e tij të fundit të kontratës me blaugranët, do të jetë figura kryesore e versionit të Barcelonës së  Koeman. " Ai është më i miri. Messi, është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe këtë e ka treguar për shumë vite e shpresoj që do të mund ta përsërisë edhe këtë sezon" , tha Koeman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco