Sokol Shameti: Qeveria bën fushatë me premtime që duhet t’i kishte mbajtur

19:26, 11/04/2023

Gazetari Sokol Shameti ka deklaruar se  nuk është normale që qeveria të bëjë fushatë me premtime që duhet ti kishte mbajur.

I ftuar në “ Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Shameti shprehet se kjo është një përpjekje për justifikim që të tërheq votën në mënyrë të pandershme.

“Ky është një lloj artifici dhe një lloj përpjekje për të justifikuar diçka që është e qartë. Patjetër, nëse qeveria ka në dorë, paratë etj.. do ishte e udhës sikundër thotë edhe legjislacioni që mos ta përdorte këtë lloj marifeti të pandershëm për të mos e tërhequr në mënyrë të padrejtë votën por mesa duket është gjetur ky lloj artifici për ta lejuar qeverinë. Unë mendoj që nëse fryma popullore është e atillë që e do ndryshim, nuk ka premtim, nuk ka asnjë mjet për ta ndryshuar këtë. Ajo që  mund të interpretohet këtu është nevoja që ndjen qeveria për ta bërë këtë premtim dhe nevoja të tilla lindin nga pasiguria

Unë do të doja të shihnim fushata serioze, pa premtime por me programe, ka një dallim premtimi nga programi. Është krejtësisht jonormale që pushteti të bëjë premtime.  Unë do doja të shihja një shkëputje nga kjo tradita e spektaklit, premtimi është formë  spektakli jo diçka konkrete. Kjo është nga dëmet më të mëdha që mund ti bëhet politikës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco