Rama frikësohet nga investigimet e mediave italine, ‘thikë pas shpine’ Melonit, ve në dyshim marrëveshjen e refugjatëve

Rama frikësohet nga investigimet e mediave italine, ‘thikë pas shpine’ Melonit, ve në dyshim marrëveshjen e refugjatëve

16:26, 24/05/2024

Njeriu që e nisi bujë marrëveshjen për refugjatët me kryeministren italiane Meloni. Njeriu që shkelmoi Kushtetutën e Republikës duke përdhosur me urdhëra politikë Gjykatën Kushtetuese, duket se ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ka shitur kryeministren Meloni, duke pranuar se marrëveshja mund të dështojë.

Nëse marrëveshja është e paimplementueshme, siç ka ngritur dyshime Rama së fundi për median italiane, çfarë e shtyu atë ta firmoste në errësirë të plotë?

Çfarë e shtyu njeriun që fliste për humanizëm e për borxhe ndaj Italisë mike, ta shohë atë si të pazbatueshme sot?

Është e thjeshtë, Edi Rama po kërkon t’ia lerë përgjegjësine e marrëveshjes Melonit, dhe kjo jo për arsye parimore, por për përfitime personale të pushtetit të tij.

Së pari është qëndrimi i të majtës europian, e cila mbajti qëndrim në bllok kundër saj, madje krerët më të rëndësishëm të së majtës atakuan drejtpërdrejt Ramën për një marrëveshje që bie ndesh dhe cënon konventat europiane për të drejtat e njeriut.

Së dyti, media italiane, Rai3, nisi një investigim të thelluar të qeverisjes së tij dhe i tregoi gjithë Europës se Shqipëria qeveriset nga një narko-shtet i mirëfilltë dhe koka e këtij narko-shteti është Edi Rama dhe shpura e tij e Rilindjes. Me gjithë përpjekjet e tij për të hashtur zërin e Rai3, Rama duket se dështoi, autori i investigimit Ranucci tha disa herë publikisht se do të vijojë transmetimin e emisionit. Kujtojmë se emisioni investigativ “Report” zbuloi të dhëna që kompromentonin rëndë Sekretarin e Përgjithshëm të Ramës dhe vëllain e tij, Olsi Rama, për lidhjet me organizatat e narko-trafikut ndërkombëtar.

I gjendur në kushte ku nuk i bënë dobi paratë e korrupsionit dhe drogës për të rikuperuar imazhin e tij blozë te e majta europiane dhe mbarë qytetarët italianë nga investigimi i Rai-t, Rama duket se po zbythet nga marrëveshja të cilën e mbrojti me pathos e propagandë të shëmtuar dhe po kërkon t’ia faturojë atë Melonit.

Me pak fjalë, marrëveshja është një pazar personal i Edi Ramës për pushtetin e tij, dhe në momentin që ai e sheh se nuk i del me leverdi, është gati ta  shkelmojë atë menjëherë.

Qëndrimet e fundit të kryeministrit për La Repubblica vijnë si një ‘thikë pas shpine’ për kryeministren italiane, Georgia Meloni, në një moment tepër të rëndësishëm për të, siç është kandidimi i saj për të marrë udhëheqjen e BE-së në zgjedhjet europiane të 9 Qershorit.

Artikulli i La Repubblica:

“EMIGRANTËT NË SHQIPËRI, RAMA BRAKTIS MELONIN: QENDRA DO TË JETË NJË DËSHTIM”

 

Pasi e ka mbështetur, kryeministri hedh poshtë projektin e kërkuar nga qendra e djathtë. ‘Do të ketë ankesa, do të bllokohet nga burokracia italiane dhe rregullat e BE-së’

Tiranë – Mesazhi në ËhatsApp shfaqet pikërisht në orarine takimit: ‘Jam këtu, në oborr’. Një hap i rëndë, por i shpejtë, Edvin Kristaq Rama, i njohur si Edi, shfaqet nga hiçi në kopshtin e një hoteli të mbushur me njerëz në Tiranë. Turistët që hidhen në pishinë, familjet që hidhen në bufe: papritur zhduken të gjithë. Ai është vetëm, i ulur në një tavolinë me një ekspres tashmë të pirë dhe një biskotë të paprekur. Është e vështirë të mos e dallosh kryeministrin e Shqipërisë: 2 metra e një gjatësi, lideri më i gjatë në të gjithë botën perëndimore. Kur e kërkova me një mesazh në celular ai m'u përgjigj duke më thënë se në Shqipëri mikpritja është e shenjtë dhe më tha se donte të më shihte menjëherë. Tirana rreth e qark është një kantier gjigant ndërtimi. Thjesht vinça që tërheqin rrokaqiejt në kohë rekord. ‘Kryeministër, ju tani ndërtoni ndërtesa brenda një nate dhe ndërkohë qendra italiane për emigrantët në Shqipëri përbëhet vetëm nga katër rruspa të braktisura. Ka diçka që nuk shkon’. Rama merr menjëherë pamjen e një komisioneri të karrierës kur përballet me kandidatë disi të shurdhër dhe nis të shpjegojë se ‘ato gjëra atje janë vetëm italiane. Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë’.

Kantieri në det të hapur

Një pjesë e portit të Shëngjinit dhe një ish-bazë ushtarake e braktisur në Gjadër, 20 minuta larg me autobus. Pjesa tjetër është punë e italianëve: është e gjitha një çështje e prokurimeve publike dhe nën kontraktimeve italiane. ‘Por a jeni i sigurt që nuk është gati?’ shton ai me djallëzi. ‘Hajde Kryeministër… mos bëni kështu’. Dhe pastaj, befas Rama bëhet konfidencial: ‘Miku im, qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i saj. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do qarkullojnë 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat europiane?’.

Rama parashikon ankesa, beteja politike dhe shpjegon se ligjet nuk janë shqiptare. Me pak fjalë, është vetëm puna jonë atje.

Ka fjalë se Rama ka ftohur pak marrëdhëniet me socialistët evropianë dhe se në mars ai nuk erdhi në Romë në kongresin e PSE edhe për shkak të qendrave tëemigrantëve: ato nuk janë tamam një ide e madhe progresive. Për këtë arsye ai dëshiron të dërgojë disa sinjale afrimi. Ndërkohë, disa mysafirë të hotelit e njohin dhe ndalojnë për t'i përshëndetur. Ai ngrihet në këmbë, shtrëngon duart, por më pas kthehet te pika. ‘Edhe ky plan Mattei... si mund ta realizosh? Po, mund të bësh marrëveshje, të hapësh qendra në Tunizi ose Libi. Por a e dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje? Dhe gjithçka është menaxhuar shumë lart’.

‘Do të na duhej D’Alema’

Këtu kryeministri shqiptar citon raporte për shërbimet të gjysmës së Europës. ‘Vullneti politik nuk mjafton, e vetmja strategji’, thotë ai, ‘do të ishte dëndja me para, po shumë, shumë. A e dini se kush do të na duhej? D'Alema do të na duhej!’. Dhe këtu kryeministri shqiptar nxjerr në pahshpirtin e tij prej një socialdemokrati të vjetër, ndoshta duke kërkuar një pajtim me socialistët europianë, dyshuespër mesazhet e tij të shumtë në ËhatsApp me Melonin. ‘Kryeministër, çfarë lidhje ka tani D'Alema?’.

Rama iluminohet dhe flet për gjirin e Vlorës gjatë vitit '98, asokohe në duart e kontrabandistëve. ‘Mbërriti Massimo, u vendos një radar në ishullin Zazan, në kanalin e Otrantos,hapën kanale të lehtësuara për emigracionin dhe pak nga pak gjithçka mbaroi: sot ka gjysmë milioni shqiptarë në Itali’. Ndërkohë radha e njerëzve që duan të bëjnë ‘selfie’me të rritet. Problemi është se fotot janë gjithmonë paradoksale: kryeministri gjigant dhe njerëzit pashmangshmërisht më të shkurtër. Një turiste e zhgënjyer komenton selfie-n e saj të re kryeministrore: ‘Është si me Melonin... jemi në disproporcion!’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco