Ku janë 1 mln shqiptarë? Dylgjeri- Ramës: Gjysma e familjes time ka ikur

Ku janë 1 mln shqiptarë? Dylgjeri- Ramës: Gjysma e familjes time ka ikur

09:35, 27/05/2024

Nga Ylli Dylgjeri

Ku janë 1 milion shqiptarë?

Si nuk të paskan ikur Ty Edvin Rama 1 milion shqiptarë gjatë Qeverisjes?

Po çfarë pranove Ti që të pranosh ikjen masive?

Ja ku i ke o mashtrues!

Vetëm në familjen time kanë ikur të dy fëmijët, dmth 50%.

Fëmijët e të afërmve janë të tërë jashtë, o në Greqi e deri në Australi...

Po Ty vetëm personat në kërkim të operacionit ‘Metamorfoza’ të ikën 38 nga 50 fletë-arreste!

Ty të iku i gjithë ekipi hajdut i inceneratoreve!

Në fund ty të iku Zv/KRYEMINISTRI Ahmetaj, d.m.th iku 50% e kabinetit e mbete Ti!

Apo se t’u kthye vëllai Ty nga SHBA, e i punësove këtu me thjeshtra e pleshta!

Apo se ke sot në pronësi Abi Bank e mbi 200 milion që t’i llogariti OSBE para 10 viteve!

Si nuk iku rinia?

Ti i ke spitalet bosh nga mjekët.

Ti i ke auditorët bosh nga studentët.

Ti i ke arat bosh nga bujqit.

Ti nuk ke nëpunës për në ministri, po del Gonxhe me qiri!

Ti nuk ke gjyqtarë për të vënë drejtësi.

Ti nuk ke as barinj e as bagëti.

Ti nuk ke rini për rekrutim në ushtri.

Ti po kërkon filipinas për ndërtim.

Ti nuk ke meshkuj për të shtuar popullsi.

Ti po kërkon farë për surrogaci!

Ti ke bllokuar dhe publikimin e rezultateve te censusit sepse të kanë dalë me pak banorë në Shqipëri edhe se sa votuesit e zgjedhjeve të fundit.

Në fund,

Ti edhe mitingashët i gjen në Perëndim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco