Hetimi i Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’, Gazment Bardhi paraqitet sot në SPAK

Hetimi i Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’, Gazment Bardhi paraqitet sot në SPAK

09:39, 24/05/2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK për dosjen Xibraka, për të cilin ai ka kërkuar riçeljen e fraksionit të pushuar.

Mësohet se Bardhi do të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00.

Hetimet për dosjen Xibraka janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.

Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese vuri në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkoi të pyetet ne nje datë dhe ore tjetër pas 23 majit.

Ndërkohë nga ana tjetër për kryeministrin Edi Rama, thirrja në SPAK e Gazment Bardhit  do të jetë momenti i së vërtetës për akuzat e rreme, sipas tij, të adresuara nga Bardhi në drejtim të vëllait Olsi Ramës.

Nënshkrimi që Bardhi do t’i bëjë në SPAK dëshmisë së tij, për Ramën do ta përballë atë me përgjegjësi ligjore për gënjeshtrat kundrejt të vëllait. Rama thotë ky është momenti që SPAK duhet të ndajë të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco