Dasho: Turi i paturpësisë!

Dasho: Turi i paturpësisë!

08:01, 27/05/2024

Dr. Erion Dasho, i cili jeton dhe punon në Gjermani, e ka ndjekur me vëmendje dje, takimin e dytë që kryeministri i vendit të tij, Edi Rama, zhvilloi në MIlano me shqiptarët e diasporës, pjesë e së cilës është edhe vetë doktori. Dasho i ka përmbledhur të dy tubimet të Ramës me fjalët "turi i paturpësisë".

"Pasi ka dëbuar më shumë se një milion shqiptarë në 11 vjet qeverisje, - thotë ai, - pasi ka mbi 5 vjet që tallet me votën e diasporës...,pasi krijoi edhe një gjasme ministri të drejtuar nga një personazh qesharak si Majko..., pasi e ka përçarë edhe diasporën me patronazhistët e vet më keq se ç'e kishte përçarë ati i vet shpirtëror Enveri..., pasi i zhytur në korrupsion e hajdutëri, nuk I ka mbetur strehë tjetër veç nacionalizmit kallp...,'pasi i paaftë të krijojë një diplomaci dinjitoze, e ka zëvendësuar këtë ose me karagjozllëqet që bën gjatë takimeve me partnerët ndërkombëtarë, ose me shitjen e interesave kombëtare, Borati organizon takimin e dytë me patronazhisto-emigrantët.

Ta gëzoni të dashur bashkëkombës në Itali! - "uron" mjeku. -  Futini një të qarë emocionale bashkë me sharlatanin dhe ndjehuni krenarë me mashtrimet e njeriut më manipulator dhe më të paskrupullt që ka drejtuar ndonjëherë shtetin shqiptar." 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco