Gjyqi politik ndaj Berishës, Mëngjesi: Gjithçka është në shkelje të rënda të kushtetutës dhe të konventës evropiane për të drejtat e njeriut

12:24, 24/05/2024

Avokati i Kreut të PD Sali Berisha Sokol Mëngjesi paraqiti gjatë konferencës së shtypit shkeljet që ka bërë akuza dhe gjykata për liderin e opozitës.

Sokol Mëngjesi:  Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë konferencë. Unë dua të theksoj që u bë një kohë e gjatë, relativisht e gjatë që nga data 20 tetor kur u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore për liderin e opozitës dhe deri më sot. Është tepër e rëndësishme që ne të ritheksojmë për opinionin publik sepse ato me kalimin e kohës shumohen pavarësisht se shkeljet janë tepër të rënda. Të gjitha shkeljet e rënda të kushtetutës , të konventës evropiane për të drejtat e njeriut por edhe të gjitha akteve të tjera ndërkombëtare që në fillimin e kësaj çështje e të cilët vijojnë sot deri më sot.

Se pari në kundërshtim me të gjitha standardet e mëparshme nuk u mor autorizim nga kuvendi për caktimin  e një kësaj mase, na ku lindën të gjitha problemet, Theksojmë që në rastin |Tahiri për të njëjtat masa sigurimi u kërkua dhe u mor autorizim nga Kuvendi, Pra një standard i dyfishte. Një shkelje e barazisë përpara ligjit dhe shkelje e kushtetutës. Në kundërshtim me çdo rast të mëparshëm për herë të parë nuk u shoqërua kërkesa për marrjen e autorizimit nga kuvendi me prova, Kur u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim për tu paraqitur në masën e sigurimit Arrest në shtëpi. U cenua e drejta e njoftimit për zotin Berisha duke u përdorur rregulla ekstraproceduriale të cilat ne i kemi analizuar hollësisht në gjykimet që kemi bërë dhe në rrugët procedurale, është cenuar e drejta për mbrojtje efektive për liderin e opozitës, Rikujtojmë se verifikimi i kushteve është bërë nga avokatë të caktuar kryesisht në shkelje te etikës dhe mbrojtjes në konflikt me parimin e interesit me zotin Berisha të dokumentuara nga ana e jonë, të bërë këto fakte edhe publike edhe për mediat.

Në kundërshtim të hapur me çdo praktikë europiane dhe ndërkombëtare, zoti Berisha po gjykohet nga një gjykatë jo e pavarur dhe e njëanshme sikurse e kemi argumentuar dhe sikurse tashmë faktet janë publike. Ritheksoj, qoftë shkarkimin e gjyqtares e cila po gjykon zotin Berisha, ku zoti Berisha ka qene kryetra i KLD me  1996 por edhe faktet e reja të dala në dritën e publikut të cilat e pengojnë në kushtet për të qene gjyqtare.

Zoti Berisha po hetohet dhe ende sot nuk ka një akuzë konkrete të zyrtarizuar për aktivitetin e tij politik si kryeminister i vendit, Një veprim i paprecedent ku po përpiqet të themelohet përgjegjësi penale për mendimin që nje deputete dhe lider i opozitës ka dhënë në miratim ligjesh dhe aktesh neneligjore në kohën që qenë në funksionin politik për përmbushjen e programit të tij politik kur ka qene ne pozitë, Pamvarësisht faktit që çdo deputet i republikës së Shqipërisë me kushtetutë ka mbrojtje kushtetuese për mendimet dhe votimet e ligjeve në parlament.

Janë shkelur të gjitha afatet procedueriale ne shqyrtimin e kërkesave të ndryshme brenda afateve strikte procedurale që parashikon kodi i procedures penale...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco