Qeveritarë e zyrtarë lokalë në rresht tek SPAK, shokon Çuçi: Ka rënë korrupsioni…

Qeveritarë e zyrtarë lokalë në rresht tek SPAK, shokon Çuçi: Ka rënë korrupsioni…

13:40, 27/05/2024

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka dhënë një shpjegim për rezolutën e PS-së kundër korrupsionit. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Çuçi tha se për shkak të reformave të PS-së, korrupsioni në vend ka rënë, ndërkohë që ka shtuar se 95% e shërbimeve kryen nga telefoni tashmë. Çuçi shprehet se Reforma në Drejtësi është akti më i guximshëm dhe historik që një forcë politike ka bërë për Shqipërinë.

Nuk është shumë e qartë nese kreu i grupit të deputetëve të PS e shikon median apo e ndjek qeverisjen e partisë së tij. Atë qëndrore dhe atë lokale pasi ditë për ditë zyrtarët e rilindjes bëjnë shëtitjen e tyre nga zyrat e SPAK. Dhe kjo kërkesa për rezolutë e shton edhe më shumë habinë e qëndrimit të PS. Për çfarë duhet rezoluta kur korrupsioni ka rënë.

“Reforma në Drejtësi që PS konceptoi, udhëhoqi, mbështeti dhe vazhdon të mbështesë jetësim e saj  është akti më historik më i guximshëm i një force politike në funksion të të bërit Shqipërinë një shtet, real, modern dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, asnji force politike qysh në 1912 nuk i ka hyrë në detin në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti politik. Falë kësaj reforme Shqpëria e sotme nuk do ta kishte asnjë shans të shihte atë që po sheh. Rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, atë të pandëshkueshmërisë. Jo vetëm që  i kemi hapur rrugë një krijimit të një gryke zjarri të re, krijimin e një prokurorie dhe gjykate të posaçme vetëm për të adresuar krimin dhe korrupsionin. Gjithçka kemi bërë, e kemi bërë vetëm për asnjë arsye tjetër, veçse fuqizimin të përpjekjes anti-korrupsion të shtetit shqiptar. Askush nuk mund ta mohojë sot që drejtësia vepron mbi pushtetin dhe e pavarur nga pushteti politik. Drejtësia e re dhe SPAK nuk është dhe nuk mund të jetë instrumenti i vetëm në çrrënjosjen e këtij fenomeni. Ata janë jetik, të domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm. 95 përqind e shërbimeve kryhen nga telefoni, ka rënë korrupsioni,” tha Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco