‘Urdhri politik mbi ligjin dhe arsyen’/ Argita Malltezi rrëzon me fakte vendimet e SPAK dhe GJKKO ndaj Berishës

13:13, 24/05/2024

Zonja Argita Malltezi ka zbërthyer çështje për çështje dhe ka rrëzuar me fakte, të gjitha vendimet politike të SPAK dhe GJKKO për vijimin e arrestit të shtëpisë për liderin e opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit.

Në një konferencë për mediat, Malltezi ka renditur në një rend kronologjik dhe arsyetim shterues të gjitha kërkesat dhe vendimet antiligjore dhe antikushtetuese të marra nga SPAK dhe GJKKO që nga fillimi i procedimit penal ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, që nga sajimi i çështjes së pronësisë për Jamarbër Malltezin, ndërrimi i destinacionit të terrenit sportiv në truall ndërtimi nga kryeministri Edi Rama, përdorimi i letrave me vlerë ku 90% është paguar me para, mos qenia e planit të përhapjes dhe deri te hetimi për a ka pasur oponencë teknike dhe masa kundër zjarrit ndërtimi i para 14 viteve.

Gjithashtu Malltezi është ndalur edhe te përkufizimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku sipas të cilit, kryedemokrati Sali Berisha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, i plotësojnë të gjitha kushtet si të burgosur politikë nga regjimi i Edi Ramës, ku ky i fundit ka dirigjuar të gjitha vendimet politike të marra nga SPAK dhe GJKKO.

Një tjetër çështje ku u ndal zonja Malltezi ishte dhe kërkesa e SPAK për zgjatjen e hetimet prej 6 muajsh, kur në fakt kjo dosje ka 3.5 vite në hetim, ku sipas dokumetave të dorëzuar nga Prokuroria Speciale në GJKKO dhe pranimin nga kjo e fundit, për raportin e diligjencës 2 mujore, në mijëra faqe nuk përmendet në asnjë rresht emri i Sali Berishës dhe në bazë të këtyre të dhënave kuptohet që afërmendsh që urdhri politik prevalon mbi ligjin dhe arsyen, pasi gjykata ka vendosur vijimin e masës ‘arrest shtëpie’ për liderin e opozitës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco