Autostrada në Lushnjë, identifikohet shoferi që u përplas me makinë pas një shtëpie në Konjat

Autostrada në Lushnjë, identifikohet shoferi që u përplas me makinë pas një shtëpie në Konjat

07:00, 24/05/2024

Nje automjet tip Ford ka dalë nga rruga në autostradën Rrogozhinë Lushnje në fshatin Konjat. Mjeti me targa AA 750 UE ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Policia nëpërmjet targës ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen drejtuesit të mjetit.

Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë. Aksidenti në Konjat aty ku daljet nga rruga janë tepër të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes. Disa vjet më parë një e moshuar në shtëpinë ngjitur gjeti vdekjen pasi një makinë përfundoi në oborrin e shtëpisë duke i rënë sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco