Atentati ndaj kreut të PD-së/ Reagon Meta: Asgjë nuk e ndal fitoren e Zef Hilës dhe të opozitës më 14 Maj

Atentati ndaj kreut të PD-së/ Reagon Meta: Asgjë nuk e ndal fitoren e Zef Hilës dhe të opozitës më 14 Maj

13:22, 11/04/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë reagoi pas sulmit me tritol në makinë ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës.

Ilir Meta thekson se asgjë nuk e ndal fitoren e Zef Hilës dhe të opozitës më 14 Maj.

Benard Ndreca, që po drejton fushatën e kandidatit të opozitës në Vaun e Dejës, u sulmua me tritol sot në një ngjarje të paprecedent dhe të rrezikshme.

POSTIMI I METES

Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.

Një regjim i pashpresë për t'u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.

Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjthë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj!

Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco