Haradinaj pret Doris Pack dhe Johannes Ray, i falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Haradinaj pret Doris Pack dhe Johannes Ray, i falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

19:49, 01/11/2019

Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar zhvillimin e një takimi pune në zyrën e tij, me eurodeputeten Doris Pack dhe drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, Johannes Ray.

Sipas Haradinaj, ai i ka falenderuar të dy të pranishmit, për mbështetjen e pakursyer në avancimin e demokracisë në Kosovë dhe për rolin e Berlinit zyrtar në përafrimin e Kosovës dhe rajonit me Bashkimin Europian.

Në shenjë mirënjohje për kontributin prej dekadash për lirinë dhe pavaresinë e Kosovës, Haradinaj i ka dhuruar eurodeputetes Pack, librin “Portrete te Skëndërbeut”.

Postimi i plotë:

Në takim pune me eurodeputeten Doris Pack dhe drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, Johannes Ray, i falënderova për mbështetjen e pakursyer në avancimin e demokracisë në vendin tonë dhe për rolin e Berlinit zyrtar në përafrimin e Kosovës dhe rajonit me Bashkimin Europian. Gjithashtu shpreha interesimin e Aleancës për bashkëpunim me Partitë Popullore Europiane (EPP). Në shenjë mirënjohje për kontributin prej dekadash të eurodeputetes Pack për lirinë dhe pavaresinë e Kosovës, pata nderin t'i dhuroja librin "Portrete te Skëndërbeut".  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco