Përfaqësuesi rus në Vjenë: Serbia ka të drejtë të çojë policë dhe ushtarë në Kosovë

Përfaqësuesi rus në Vjenë: Serbia ka të drejtë të çojë policë dhe ushtarë në Kosovë

13:49, 30/05/2023

Përfaqësuesi i Rusisë kërkon që Serbia të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës.

Përfaqësuesi i Rusisë në Vjenë, Mihail Uljanov, ka deklaruar se Serbia ka të drejtë të dërgojë ushtarë e policë në Kosovë.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë dhe Metohi, do të ishte e dobishme të kujtojmë se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Beogradi rezervon të drejtën për të kthyer një numër të kufizuar të policëve dhe ushtarëve të tij në atë rajon”, ka shkruar ai në Twitter.

Të hënën ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës – pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia, raporton agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco